Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”. Kjo hapësirë vjen si një mundësi për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo.
Në shtypin e shkruar të datës 6 prill të vitit 1996-të pasqyrohej gjerësisht mbledhja e Kuvendit të Partisë Demokratike. Në këtë Kuvend u votua për kryetarin e ri ku fitues doli Tritan Shehu ndaj Ferdinant Xhaferrit megjithëse kryetari në hije ishte Sali Berisha. Gazeta Shqiptare shkruan në faqen e parë : “ Votimi mban Shehun në majën e PD”. Vendi ishte edhe në prag të zgjedhjeve të 26 majit dhe në RD i bëhej jehonë zhvillimeve në PD dhe kjo forcë politike quhet e ripërtërirë. Fakt interesant ishte se Sali Berisha Presidenti i Republikës ishte edhe anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së apo edhe ai që realisht do të drejtonte fushatën elektorale.




















