Çfarë shkruanin gazetat më 4 prill 1997/ Me krijimin e qeverisë së Pajtimit Kombëtar PS vendos të hyjë në Parlament, PD e mirëpret

4 Prill, 10:13 | Përditesimi: 4 Prill, 10:39

Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”.  Kjo hapësirë vjen si një mundësi  për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo.

 

Pas dorëheqjes së qeverisë Meksi dhe ngjarjeve të rënda mbi të gjitha në marsin e vitit 1997-të për të dalë vendi nga kriza u krijua qeveria e pajtimit Kombëtar me kryeministër Bashkim Finon. Në shtypin e shkruar të datës 4 prill 1997-të pasqyrohej vendimi i socialistëve për t’u rikthyer në Kuvend i cili mirëpritet edhe nga demokratët. Në RD botimi e Partisë Demokratike shkruhej : “ Ardhja e socialistëve në parlament hap në drejtimin e duhur”. Ndërsa në ZP botimin e Partisë Socialiste kryeartikulli ishte: “PSSH- misionare e paqes dhe stabilitetit”.

A.M/Shqiptarja.com