Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”. Kjo hapësirë vjen si një mundësi për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo.
Në Shtypin e shkruar të datës 8 prill 1992-të në RD(Rilindjen Demokratike) botimin e partisë që sapo kishte ardhur në pushtet pasqyrohet gjerësisht seanca e parë e Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 22 marsit. Në RD shkruhej : “Parlamenti i ri ngriti siparin, punë të mbarë”. Më pas theksohej se Presidenti i vendit deri ato ditë Ramiz Alia kishte dorëzuar dorëheqjen e cila ishte pranuar unanimisht në Parlament.




















