Të mërkurën, nesër kryeministri Edi Rama do të takojë shefin e NATO-s Jens Stoltenberg për të diskutuar propozimin për bazën e re ushtarake të NATO-së në portin e ri të Durrësit. Mirëpo, në vend që të ishte një plan që do të gjente edhe një dakordësi nga opozita, kjo nuk ka ndodhur, por Partia Demokratike e Sali Berishës e ka përdorur si një formë për të sulmuar kryeministrin Edi Rama.