Rama nga Asambleja e OKB-së: Dokumenti i Dick Marty, dështim ndërkombëtar! Pranoni kërkesën tonë për një raport të ri

24 Shtator 2022, 19:47

Në një fjalim të rëndësishëm, kryeministri Edi Rama ka ngritur lart zërin për interesin kombëtar, e ku është ndalur me një kërkesë të drejtpërdrejtë drejtuar Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Ashtu sikurse e kishte bërë me dije dhe më herët, Rama sot i kërkoi kësaj organizate, që të pranojë kërkesën e Shqipërisë për të paraqitur një raport të ri, që kundërshton me prova dhe me fakte raportin e Dick Marty, që sipas tij ka nxirë qëllimisht UÇK-ja, por edhe vetë historinë e Kosovës. Rama tha se ky raport është një trillim dhe fantazi, por e cilësoi si edhe më të rëndë faktin që mbi atë se çfarë politikani zviceran shkruante në 2011, sot mbahen padrejtësisht në burg drejtuesit e UÇK-së.

    No videos found.