Rama nga kantieri i portit të Ri të Vlorës: Do të sistemohet e gjithë flota e peshkimit! Brenda gushtit instalohen 2 anije prodhuese të energjisë elektrike

29 Korrik 2022, 20:28

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të premte në Vlorë për të parë nga afër kantierin e portit të Ri të Vlorës ku do të ankorohen anijet e peshkimit, tragetet e udhëtarëve dhe anijet e mallrave. Ndër të tjera Rma theksoi se do të instalohen brenda gushtit edhe dy anije prodhuese të energjisë elektrike.