Rama njofton krijimin e Operatorit Kombëtar të Trajtimit të Mbetjeve: Në dispozicion të të gjithë republikës, bashkitë do jenë kliente

28 Gusht, 12:53 | Përditesimi: 28 Gusht, 12:53

Kryeministri Edi Rama njoftoi krijimin e Operatorit Kombëtar të Trajtimit të Mbetjeve, një agjenci e re që do të jetë në funksion të të gjithë republikës, ndërsa bashkitë do të jenë kliente. Kreu i qeverisë tha se kjo agjenci parashikohet në projektligjin e ri për menaxhimin e integruar të mbetjeve.  Ai e cilësoi kapitullin e BE-së për mbetjet si më sfiduesin.

 

I.M/Shqiptarja.com