Kryeminsitri Edi Rama flet për zgjedhjen e presidentit të ri.
"Sot, ne u mblodhëm për vendimet që morëm në Kongres dhe prandaj do të mbledhim Asamblenë Kombëtare në fund të javës së parë të majit, ashtu si kundër edhe e diskutuam për procesin e identifikimit të kandidaturës së presidentit të republikës se ditët po kalojnë. Nuk kemi identifikuar asnjë emër për president, se do e kishim bërë publik. Ne e kemi thënë publikisht që është një vendim i konsoliduar që kandidatja apo kandidati nuk do jetë nga grupi parlamentar i PS", tha Rama.