Rama prezanton planin me 3 pika për krizën: S’ka rritje të çmimit të energjisë për familjet dhe biznesin e vogël! 200 mln euro subvencione! Faza agresive deri në verën e 2022

9 Tetor 2021, 17:32 | Përditesimi: 9 Tetor 2021, 17:32

TIRANË- Përtej krizës globale, Shqipëria nuk do të përjetojë një rritje të çmimit të energjisë elektrike dhe nuk do të ketë ndërprerje të dritave. Kjo është një nga pikat më kryesore të planin të prezantuar ditën e sotme nga kreu i qeverisë Edi Rama, për të mbrojtur konsumatorin. Për përballimin e kësaj krize, që faza agresive pritet të jetë deri në verën e ardhshme, qeveria ka vënë në dispozicion një fond prej 200 mln euro, 100 prej të cilave do të shkojnë për KESH (Korporata Elektroenergjitike Shqiptare) dhe 100 mln euro të tjera për zbatimin e 2 pikave të tjera të planit, pra mos rritjen e çmimit të energjisë elektrike dhe mbrojtjen e familjeve dhe biznesit të vogël nga rritja e çmimit.

LR/Shqiptarja.com