Akademia e Forcave të Armatosura Shqiptare do të ketë një kampus të ri që do të përmbushë të gjitha parametrat e NATO-s.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar projekti e këtij kampusi, që është hartuar nga kompania ndërkombëtare “Bofill Taller de Arquitectura”.
Kampusi i ri i Akademisë së Forcave të Armatosura do ndërtohet në një sipërfaqe 9,1 hektarë dhe do të përfshijë hapësirë akademike, stërvitore, sportive, logjistike dhe komanduese.















