Kryeministri Edi Rama nga "Foltorja" e Kuvendit ka folur edhe për stadiumin kombëtar. Teksa deputetja demokrate, Jorida Tabaku tha se me shembjen e stadiumit "Qemal Stafa" është shkatërruar identiteti i Tiranës, Rama iu përgjigj duke thënë se ai stadium ishte 'Non Grata' nga UEFA, sot në të luhet një finale Europiane.
"Stadiumi "Qemal Stafa" ishte sheshi i përdhunimit të një ikone, ikona është aty, e gjithë tribuna qendrore që është e vetmja gjë e mbetur autentike nga projekti dhe e ndërtuar nga italianë, hiq relievet e përdhunimit mbi të që i mori buldozeri është aty, pjesa tjetër ishte shto ujë e shto miell në kohën e komunizmit dhe nuk kishte lidhje me arkitekturën origjinale dhe fakti që sot aty nga një vend i trishtuar i braktisur i ndodhur ku gjenin strehë makinat e vjetra që shkonin të ndërronin gomat dhe ato që laheshin, dhe stadiumi kombëtar ishte 'Non Grata' dhe tani luhet një finale europiane, flet vet", tha Ram