Rama: Reagojmë ashpër ndaj Rusisë sepse nuk kemi nevojë për gazin e tyre

29 Gusht 2022, 20:18

Nga forumi strategjik i BLEDI-it, në Slloveni kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria reagon ashpër ndaj Moskës sepse nuk ka nevojë për gazin rus.

‘Shqipëria është shumë unike. Ne nuk kemi nevojë për gazin  rus. Prandaj reagojmë fort ndaj Rusisë. Historia jonë ka qenë e tillë që ne nuk kemi asnjë lloj ndjesie kundrejt Rusisë. Në perandoritë sovjetike, monumenti i Stalinit u hoq me hijeshi në vitet 70, ndërsa ne e mbajtën edhe pas rënies së murit të Berlinit. Prodhimi ynë i energjisë është në bazë ujore. Kemi marrë një vendim kurajozë të mos prekur çmimet për familjarët dhe bizneset e vogla. Ne po e mbulojmë plotësisht këtë diferencë që është e rëndësishme për buxhetin shqiptar. Ne ia kemi dalë’, tha Rama.

    No videos found.