Rama: Rritja e çmimit të naftës ndikohet nga tregu dhe jo nga qeveria, është i njëjtë me vendet e tjera

8 Mars 2022, 09:41

Kryeministri Edi Rama tha se do të krijohet një komunitet ndërministror për përballimin e pasojave të luftës. Kreu i qeverisë tha se nuk rrezikohemi nga një agresion ushtarak, ndërsa përsëriti se rritja e çmimit të naftës në Shqipëri ndikohet nga tregu dhe jo nga vendimet e qeverisë.

‘Sot çmimi i brendit të naftës ka kapërcyer. Nuk ka qenë e largët dita kur fuçia ishte 40 në 147 dollarë. Kjo është një gjë e pandodhur në historinë e naftës. Kjo si rezultat i diskutimit të brendshëm mes vendeve të aleancës për bojkotimin e naftës ruse dhe një kohësisht si rezultat i diskutimit ndaj varësisë nga gazi rus. Vendet e mëdha të aleancës ndeshen me kritikën në rritje se po financojnë luftën duke blerë gazin. Jemi drejtpërdrejt të prekur si të gjitha vendet e tjera. Diskutimi për çmimin e naftës në Shqipëri ndikohet nga tregu dhe jo nga vendimet e qeverisë. Është i pjesshëm për shkak se nuk merret parasysh që në strukturën e çmimit kemi kontribute që në vende të tjera paguhen veças. Shumatorja e shpenzimeve e atyre që konsumojnë naftë është njësoj, mjafton të bëhet përllogaritja e taksave që paguhet jashtë çmimit të naftës. E një ndryshim në favor të atyrë që konsumojnë më pak pagujnë me pak. Çmimi naftës nuk varet nga qeveria.’- tha Rama.

    No videos found.