Rama 'sherr' me kryeministrin holandez kush do kalojë i pari

6 Tetor 2021, 11:25 | Përditesimi: 6 Tetor 2021, 11:25

'Kaloi ti i pari', 'jo, jo, ti i pari', ka qenë ky 'debati' mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij holandez Mark Rutte, ndërsa u takuan sot në Samitin e Brdos në Slloveni. Të dy kryeministrat kërkonin t'i lironin rrugën njëri-tjetrit për t'u futur para, në shenjë respekti, por kokëfortësia i çoi ata thuajse edhe njëherë në fillim të rrugës ku u takuan, pasi ecën mbrapa duke mos pranua asnjëri të kalonte i pari. Në fund, ai që u dorëzua ishte kryeministri holandez, ndërsa momenti u shoqërua me të qeshura.

  •  

r.k./Shqiptarja.com