Rama: Shqipëria dhe Kosova do bashkohen një ditë, se di si apo kur! Kush provokohet nga kjo gjë, po i them se hodha fall

26 Nëntor 2021, 13:44

Kryeministri Edi Rama u shpreh i bindur se bashkimi Shqipëri-Kosovë do të ndodh një ditë, o ai nuk e di se  kur dhe si. Rama pati edhe një përgjigje për reagimet që do vijnë pas deklaratës së tij duke thënë se le ta quajnë si një provokim nga një fallxhor dhe jo nga një politikan.

"Nëse më pyesni në hipotezën e një referendumi paqësor të bashkimit Shqipëri-Kosovë do votoja hapur pro, por nëse më pyesni a do ndodhi kjo apo jo, meqë më provokoni , po provokoj dhe unë unë dhe them se  kjo do të ndodhi, nuk di kur do ndodhi dhe si do të ndodhi,por që do ndodhë një ditë unë them po. Kush do dalë për të folur për Shqipërinë e madhe, po u them se fallxhoret nuk gjykohen dhe unë po hedh fall me imagjinatë se nuk shoh filxhan. Ata që do ngihen të thonë se po na sulmojnë shqiptarët, do digjet Ballkani, le ta lëmë e tha fallxhori dhe jo politikani dhe kryeministri. ", tha Rama

Edhe Albin Kurti tha se "Kur flitet për bashkimin e shqiptarëve nuk mund të vendosim ne mbi procese historike dhe të përcaktojmë data dhe mënyra.