Rama: Shqipëria nuk e prodhon dot energjinë që i duhet, e shesim lirë sepse nevoja në treg është ulët kur ne e tregtojmë

8 Tetor 2021, 10:17 | Përditesimi: 8 Tetor 2021, 10:17

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat ka folur në lidhje me rritjen e çmimeve dhe krizën energjetike. Rama tha se Shqipëria nuk prodhon energjinë që i duhet dhe detyrohet që t’a importojë. Sipas Ramës, importi ndodh në kohë thatësirë e për pasojë edhe çmimi është më i lartë se çmimi me të cilin e shesim, pasi e shesim në kohë kur ka reshje me tepri.

 

r.k./Shqiptarja.com