Rama takim me Blinken në SHBA: Krenar që jemi aleatët tuaj! Sekretari i Shtetit: Të parët që na ndihmuat me afganët, në Këshillin e Sigurimit kemi çështje që do punojmë së bashku

15 Shkurt 2022, 21:37 | Përditesimi: 15 Shkurt 2022, 22:44

Kryeministri Edi Rama, në vijim të vizitës në SHBA u takua në Departamentin e Shtetit  me Sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken.

Sekretari Blinken i uroi mirëseardhjen Kryeministrit Rama dhe shprehu kënaqësinë për anëtarësimin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB për periudhën 2022-2023. Ai vlerësoi angazhimin dhe kontributin e Shqipërisë ndër vite, në organizma të shumta të Kombeve të Bashkuara, në të mirë të paqes dhe mirëkuptimit mes vendeve.

KT/Shqiptarja.com