Gjatë një takimi me fermerët e Durrësit, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se do të nisë kontrolli edhe për çmimete imputeve bujqësore.
'Ministrja do thotë edhe tjetrën që me ndërhyrjen që po bëjmë për të mbajtur nën kontroll disa çmime. Jo për të vendosur çmime se nuk vendos çmime qeveria,. Nëse unë vendos çmime si do populli për një falimenton çdo gjë këtu. Nëse e bëjmë me urdhër nuk ka më naftë. Si do të ndodhte sikur të bëhet me urdhër që ju grurin që prodhoni këtu do e shisni kaq. Do falimentonin. Nuk do kishte furnizim. Qeveria në kushtet e krizës ka të drejtën të monitorojë çmimet e shumicës dhe pakicës për karburantit për karburantin, ushqimet bazë dhe inputet bujqësore. Nëse rritja e çmimeve ndodh në të gjithë botën nuk ka qeveri që e ndalon. Shikoni karburantin sot se çfarë ndodh në shumë vende të Europës. Ka pasiguri të madhe që e ka çoroditur tregun. Njësoj si familja që nëse thonë shiko se javën tjetër mund të ketë përmbytje të madhe. do tërhiqet dhe do fillojë të marrë masa. Kështu është edhe tregu e ndjen menjëherë', u shpreh Rama.