Kryeministri Edi Rama ka takuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, pak javë pasi Shqipëria ka nisur mandatin e saj dyvjeçar si anëtare e Këshillit të Sigurimit.
'New York, selia e Kombeve të Bashkuara - Takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB, António Guterres, pak javë pasi Shqipëria ka nisur mandatin e saj dyvjeçar si anëtare e Këshillit të Sigurimit, ku sapo ka marrë edhe përgjegjësinë e bashkëpenëmbajtësit me Shtetet e Bashkuara.'- shkruan Rama.


















