Rama takon shqiptarët në Athinë, gazetari: Erdhën nga e gjithë Greqia, nëse salla do ishte më e madhe do mbushej sërish plot

13 Maj, 13:15

Mijëra shqiptarë nga e gjithë Greqia ishin mbledhur dje në sallën “Christmas Theater” në stadiumin 'Galatsi' në Athinë për të pritur kryeministrin Edi Rama.

Nëse do të ishte një ambient më I madh, edhe me 10 mijë vetë, sërish do të ishte mbushur plotë’ thotë Edmond Guri, gazetar nga Athina në një intervistë për emisionin “Sot live në Shqipëri’ në Report Tv.