Kryeministri Edi Rama u përgjigj thirrjeve që të hiqen taksat e karburantit. Ai tha se kjo nuk do të ndodhë pasi çmimi i enrgjisë nuk do të rritet për familjarët dhe biznesin e vogël.
“Merrni sot faturën e energjisë dhe bëni një shumëzime 4 ose 5, këto ditë të fundit për të kuptuar që kjo qeveri është e kundërta e shëmbëlltyrës që shajnë dhe akuzojnë ata që protestojnë në emër të popullit e dritën e iphonëve. Shahet dhe akuzohet një qeveri me gjuhën më vulgare, kur pa bërë asnjë lloj llogarie dhe duke sajuar fakte të paqena i kërkohet të hiqet edhe taksën e naftës. Kë komunizëm do heqin këta njerëz që akuzojnë qeverinë që ngre çmimet edhe sot kur e tërë bota po përballet me rritjen e çmimeve si pasojë e luftës. Rritja e çmimeve në Paris është shumë më e lartë sot sesa ajo lloj rritje çmimi përmes një takse të veçantë që kërkonte të vinte presidenti i Francës kur morën Parisin dhe i vun zjarrin. Nuk dalin se ta zhgarravisësh sot Shqipërinë në sytë e tërë botës, duhet të mos kesh as minimumin jetik të moralit dhe arsyes njerëzore.


















