Rama: Të paktën 7 anije do të ndërtohen nga kompania italo-shqiptare në Pashaliman! Do të furnizojmë Italinë dhe vendet e tjera

13 Nëntor, 16:32 | Përditesimi: 13 Nëntor, 16:32

Kryeministri tha se në marrëveshjen e nënshkruar mes kompanisë shtetërore italiane Fincantieri dhe asaj shqiptare, KAYO mes dy ministrive të Mbrojtjes, bëhet fjalë për ndërtimin e të paktën 7 anijeve në Pashaliman. Rama shtoi se Shqipëria shumë shpejt do të furnizojë Italinë me anije dhe po ishte e nevojshme dhe vendet e tjera.

“Nuk janë dy autonaveta, por kur lajmi duhet të jetë negativ, janë vetëm 2, kur lajmi duhet pozitiv, është ashtu siç është.

Janë dy autonaveta, por mbi të gjitha janë 7 anije që do të ndërtohen në Pasha Liman nga një kompani italo-shqiptare, pala italiane do të jetë Fincantieri, pala shqiptare do të jetë KAYO. Dhe kjo do të jetë një sipërmarrje e përbashkët që do të krijojë vende pune, njohur për të rinjtë shqiptarë dhe që do të furnizojë Shqipërinë Italia, por dhe vendet e tjera nëse do të ketë nevojë me anije të cilët janë kaq të rëndësishme në ditët që jetojmë”, tha Rama.

r.k./Shqiptarja.com