Tek drejtësia e kemi vënë vetëm ne gurin e themelit", tha kryeministri Edi Rama duke theksuar se nuk do të lejojnë që ta pushtojë frika, ndaj insiston që të vijojnë hetimet për të korruptuarit. Ndër të tjera u shpreh se institucionet që merren me vettingun janë të pavarura nga qeveria, pavarësisht se çfarë mund të thonë njerëzit.
"Tek drejtësia e kemi vënë vetëm ne gurin e themelit dhe nuk mund të lejojmë që ta mbulojë rëra e të kaluarës dhe të vijojë frika e së kaluarës nga të njëjtat forca regresive të të kaluarës. Kjo nuk mund të ndodhë. Kemi 2 adresa që nuk i kemi shpallur ne, janë shpallur institucione të pavarura prej nesh, qoftë Departamenti i Shtetit, qoftë Komisionet e vettingut janë jashtë nesh komplet. Mund të thonë çfarë të duan njerëzit, por ky është fakti, jo gënjeshtrat që fatkeqësisht mund të jenë më tërheqëse", tha Rama.