Rama tregon arsyet pse do mandatin e tretë, Hajdari: Nuk fillon çdo gjë nga zero se ikën ai

16 Shkurt 2021, 19:34 | Përditesimi i fundit: 2021-02-17 11:29:34

Deputetja Rudina Hajdari ka komentuar mbi deklaratën e kryeministrit Rama i cili tregon arsyet pse do mandatin e tretë.

Gjatë një interviste për Report Tv, Hajdari tha se nuk ka pse fillon çdo gjë nga fillimi vetëm se ikën një pushtet dhe nuk është detyra e Ramës që të çojë përpara angazhimet e vendit.

Sipas saj, ka shumë ekspertë të fushave të ndryshme që mund të kryejnë atë punë.

“Është jashtë realistes dhe ka plot njerëz që mund t'i marrë përsipër dhe nuk kanë pse fillon çdo gjë nga zero se ikën një pushtet, nuk është detyrë e Ramës të bëjë të gjithë këto gjëra pasi ka ekspertë të fushave dhe të mos bëhet keq se mund të iki, pasi ka plotë të tjerë që mund të kryejnë atë punë” – tha Hajdari.

Përmes një postimi në Facebook, kryeministri Rama liston të gjitha punët që duhen bërë dhe e detyrojnë të kërkojë një mandat të tretë qeverisës. Ai thotë se asnjë nuk ka vullnetin dhe ambicien që PS-ja ka fituar për drejtimin e vendit.