Rama tregon punët e para për 2022: Do shtrëngojmë skemën e sigurimeve! Të kontribuojnë të gjithë, jo disa të fshehin paratë që të shmangin taksat

6 Janar 2022, 07:44 | Përditesimi: 6 Janar 2022, 07:44

Kreu i qeverisë Edi Rama ka bërë me dije se një çështje kryesore ku do të punohet është edhe “shtrëngimi” i skemës së sigurimeve, me qëllim që të gjithë të kontribuojnë.

“Të shtrëngojmë skemën e sigurimeve, që të kontribojnë të gjithë, jo që një pjesë të fsheh paranë që t’i shmangen taksave dhe kontributeve shoqërore”, tha Rama.

Kjo vjen edhe pas skandalit të publikimit të pagave, ku u vu re se një pjese e mirë nuk kishin deklaruar pagën e plotë të punonjësve të tyre.

r.k./Shqiptarja.com