Një skemë e re pritet të aplikohet në fushën e sipërmarrjes, duke bërë që zëri i tyre të shkojë drejtpërdrejt në qeveri, me anë të përfaqësuesve dhe shoqatave përkatëse. Është kjo risia që ka ndërmarrë Ministria e Shtetit për sipërmarrjen, me iniciativë të drejtueses së saj, Edona Bilali.
‘Kemi një Skemë që do të studiohet thellësisht në vitin 2022 për të dëgjuar sipërmnarësit me anë të përfaqësuesve dhe shoqatave në dhoma tregtie dhe industrie. Kjo nismë, ka pluset dhe minuset e veta, sepse këto shoqata sjellin shqetësimet në qeveri dhe ata ndryshojnë aktet në favor të sipëmarrjeve, por ka edhe problemet e veta sepse, për shembull te fasionët jo të gjtiha kompanit e kësaj industrie janë të përfaqësuar, e kjo do shkoj një hap më tutje.’- u shpreh Bilali.



















