Rama vizitë zyrtare në Francë, merr pjesë në Forumin e Paqes

11 Nëntor 2021, 18:34 | Përditesimi: 11 Nëntor 2021, 18:34

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Francë ku ka marrë pjesë në Forumin e Paqes, i cili zhvillohet nga data 11-13 nëntor në Paris.

Pasi morri pjesë në Ceremoninë e Hapjes, Kryeministri Rama ishte edhe pjesë në panelin digjital "Ndalo-dhe-Ec – Si të rivendosim lëvizshmërinë globale", në të cilin u diskutua se si vendet mund të koordinohen më mirë dhe cilët institucione apo aktorë mund të ofrojnë rregulla dhe mekanizma, për të përmirësuar lëvizshmërinë në kohët e Covid-19.

KT/Shqiptarja.com