Rama-opozitës: Shembeni PD si Teatrin dhe ngrini një të re se i latë demokratët rrugëve, po i shkojnë nga pas një lecke të damkosur nga SHBA

23 Maj 2022, 19:10

Kryeministri Edi Rama ka pasur debate me deputeten demokrate Jorida Tabaku. Kjo e fundit e ka akuzuar për faktin se përse qeveria nuk ka bërë Stadiumin 'Qemal Stafa' dhe Teatrin siç ishte për të mos humbur identitetin. Përgjigja e Ramës erdhi duke ia kujtuar situiatën e brendshme në PD.

"Pse s'u rindërtua Teatri, stadiumi, siç ishte", tha Tabaku.

"Thoni pse se bëtë stadiumin siç ishte, ku pas një ngrehine e një kohe X transformohet, ata që vijnë në kohën Y thonë ta bëjmë siç ishte. kjo nuk ekziston, përveç se në filma, pse se bënë anglezët Ëembly-n sic ishte, ju s'po bëni dot PD siç ishte, dhe s'keni për ta bërë dhe po se bëtë si me Teatrin që ta rrëzoni nga e para, s'do bëni dot. Dallimi me të shëmtuar dhe të bukurës është shumë i rëndësishëm dhe aty ndahen shumë gjëra, për të kuptuar se ça ndodh sot dhe dje. Shembeni PD si Teatrin, dhe ngrini një të re se është gjynah i latë demokratët rrugëve, nuk dinë kujt t'i shkojnë nga mbrapa, dhe turp t'i shkojnë dikujt që ka damkën për korrupsion nga SHBA, mëkat i madh.", tha Rama.