Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit: Paraburgimi i zgjatur dhe pa akuza në Shqipëri, problem i vazhdueshëm

13 Gusht, 19:01 | Përditesimi: 13 Gusht, 19:01

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin për të Drejtat e Njeriut për të gjitha vendet e botës.

Në raportin për Shqipërinë, sa i përket seksionit për arrestimet dhe paraburgimin, për këtë të fundit theksohet se aplikohet në formë të zgjatur dhe pa akuza.

Në raportin e DASH, evidentohet se Avokati i Popullit, Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe Instituti për Aktivizëm dhe Ndryshim Social kanë evidentuar se zgjatja e periudhës së paraburgimit mbetet një problem i vazhdueshëm

r.k./Shqiptarja.com