Raporti i IKMT për 2025/ 447 ndërtime pa leje u prishën, 130 në Theth

26 Mars, 17:39 | Përditesimi: 26 Mars, 17:39

Vitin që lamë pas, IKMT prishi 447 ndërtime pa leje dhe vendosi 232 gjoba, duke u fokusuar kryesisht në lirimin e hapësirave publike. Vëmendja u vendos edhe në mbështetje të IMT-ve të bashkive sidomos në zonat malore të Thethit dhe Tropojës, 106 objekte u prishën në bregdet. IKMT, përveç detyrave të saj, mori pjesë në prishje objektesh edhe për projekte strategjike.

A.M/Shqiptarja.com