Raporti i SPAK/ Si manipulohen tenderat dhe skema e përdorimit të kompanive private edhe për pastrimin e parave! 30 zyrtarë nën hetim gjatë 2025-ës

9 Mars, 20:50 | Përditesimi: 9 Mars, 20:50

Hetimet e SPAK gjatë 2025 kanë gjetur se korrupsioni në sektorin publik është i strukturuar mirë dhe i planifikuar dhe se prokurorimet funksionojnë si mekanizëm për shpërdorimin e fondeve. Raporti vjetor i SPAK tregon dhe skemën e përdorimit të kompanive private, jo vetëm për të përfituar nga tenderat por dhe për të realizuar pastrimin e parave. Sipas raportit, bashkë me rastet e mbartura SPAK ka hetuar 30 zyrtarë, nga zëvendës kryeministrja Belinda Balluku, te deputetë e ish-deputetë, disa kryetar e ish-kryetar bashkish, e deri tek drejtues agjencish.

    A.M/Shqiptarja.com