Receta e ditës - Bukë me djath e domate (në furrë) dhe supë me fileto pule e fidhe / Pjesa e parë

5 Korrik 2018, 15:55

Receta e parë : Bukë me djath dhe domate të thara në furrë

Përbërësit : 

100 gr gjalp

300 gr miell

110 ml qumësht

150 gr djath i bardhë

30 gr domate të thara

1 kokërr vezë

4 lugë gjelle fara kungulli

3 lugë kafe pluhur pjekës

Kripë

Përgatitja : 

Përziejmë në një tas përbërësit e ngurtë ( miell, pluhur pjekës, kripë), i përziejmë mirë dhe shtojmë gjalpin e butë.

Në një tas tjetër rrahim vezët, qumështin, domatet e copëtuara, djathin e prerë në kubikë dhe i përziejmë mirë të gjithë përbërësit e shtojmë pak nga pak miellin. I trazojmë duke mos i ngjeshur, por e lëmë brumin si një brum i trashë keku.

Lyejmë një tepsi me gjalp dhe vendosim brumin në të. E spërkasim sipër me fara kungulli dhe e vendosim tavën në furrë në temperaturën 200 gradë për 40 minuta deri sa sipërfaqja të marrë një ngjyrë kafe të artë. E lëmë të ftohet dhe e servirim pak të vakët.