Biskota pa miell me lajthi, të buta si mafishe nga zonja Mirela

26 Nëntor, 11:29 | Përditesimi: 26 Nëntor, 11:29

Biskota pa miell me lajthi

Përbërësit:

  • 250 g lajthi të bluara
  • 150 g sheqer pluhur
  • 50 g e bardhë veze
  • Pluhur sheqeri për ti lyer në fund

Përgatitja:

Bluani lajthitë në blender edhe i bashkoni po aty me sheqerin pluhur edhe të bardhën e vezës derisa të formohet brumi. E ndani në dy pjesë edhe formoni shirita me trashësi 2 cm duke i rrotulluar në sheqer pluhur. E ndani në pjesë të vogla me gjatësi 4-5 cm dhe duke kapur fundet i shtypni duke i dhënē formë S-je. I vendosni në tavë me letër furre edhe direkt në pjekje për 7 minuta në 180° Celius.

MC/Shqiptarja.com