Reforma zgjedhore, PS: Gati ngritja e komisionit parlamentar, bipartizan dhe me të drejtë vetoje! Po diskutojmë objektin, të adresojmë rekomandimet e ODIHR

22 Nëntor 2021, 11:54 | Përditesimi: 22 Nëntor 2021, 11:54

95% e punës për ngritjen e Komisionit Parlamentar për reformën zgjedhore është bërë dhe vetëm objekti i punës së këtij komisioni ka mbetur pa i përcaktuar.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, u shpreh në një prononcim për mediat pas mbledhjes së grupit se komisioni do të duhet të adresojë rekomandimet e ODIHR që kanë mbetur pa i adresuar që prej vitit 2015.

r.k./Shqiptarja.com