Rëndohet bilanci i atentatit në Shkodër, ndërron jetë edhe truproja e anëtarit të grupit të Bajrit (EMRI)

8 Shtator, 09:57 | Përditesimi: 8 Shtator, 09:57

Rëndohet bilanci i atentatit në Shkodër. Një prej personave që mbeti i plagosur, Geridon Kraja, mësohet se ka ndërruar jetë. Burime për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema bëjnë me dije se personi që ndërroi jetë është truproja e anëtarit të grupit të Bajrit, Erogen Vasos (Brajoviç). Ky i fundit dyshohet se ishte shënjestra e atentatit.

I.M/Shqiptarja.com