RENEA e FNSH ‘bastisin’ Pogradecin, sekuestrohen 100 mijë euro, armë e drogë! Rrethohet banesa e të kërkuarit Erjon Llapushi, 14 të shoqëruar

17 Janar, 09:04 | Përditesimi i fundit: 2025-01-17 10:19:32

POGRADEC- Forca të shumta policie, RENEA e FNSH kanë bastisur Pogradecin, në një operacion të nisur që orët e para të mëngjesit së 17 janarit. Operacioni është ende në zhvillim dhe burime bëjnë me dije se janë sekuestruar 100 mijë euro, armë zjarri, armë të ftohta e drogë.

Kontrollet janë ushtruar në dhjetëra ambiente, mes tyre edhe në shtëpinë e të shumëkërkuarit Erjon Llapushi. Ky i fundit nuk është gjetur në banesë, ndërsa RENA ushtroi kontrolle të imtësishme në shtëpinë e tij.

Erjon Llapushi është autori i krimit makabër në një lokal në Elbasan më 2 tetor 2021. Llapushi kapi nga fyti kamarierin Gazment Kurmaku për një tavolinë, e kërcënoi me një thikë, e më pas e vrau. Ndërsa bashkëpunëtori i tij, Luan Dulellari nuk bëri asnjë lëvizje për të ndaluar shokun e tij apo për të mbrojtur viktimën, por u arratis.