RENEA në kërkim të vrasësit të nënkomisarit, Report Tv ndjek live operacionin

28 Shtator 2021, 14:01 | Përditesimi i fundit: 2021-09-28 19:38:23

Një oficer policie është ekzekutuar me armë zjarri në Lezhë nga trafikantët, gjatë kohës që ishte në krye të detyrës në Ishull Lezhë. Policia ka identifikuar autorin e krimit, si Aldo Rama dhe është në kërkim të tij. Nënkomisari Saimir Hoxha ishte baba i dy fëmijëve dhe jetonte në Tiranë. 2 persona janë të shoqëruar për këtë ngjarje.