RENEA, stërvitje me njësinë elitë të policisë së Greqisë, simulojnë pengmarrjen e një autobusi

13 Mars, 15:29 | Përditesimi: 13 Mars, 16:50

Njësitë elitë të policisë shqiptare dhe greke, RENEA dhe EKAM, zhvilluan një stërvitje të përbashkët njëjavore që u mbyll me një simulim të marrjes peng të një autobusi me pasagjerë. Në ceremoninë përmbyllëse, ministri i Brendshëm Besfort Lamallari e cilësoi trajnimin shumë më tepër se thjesht një stërvitje.

A.M/Shqiptarja.com