Repolitix/ Erion Veliaj për fushatën e 25 prillit dhe Mira Rakacolli për rritjen e shifrave të Covid

14 Tetor 2020, 10:48

TIRANË- Dosjet i ka gati për t'u përballur në gjyq me kryedemorkatin Lulzim Basha për akuzat se ka shpifur, edhe pse konfirmon se ndaj tij nuk është ngritur asnjë padi, por janë vetëm deklarata në media të PD. Kryebashkiaku Erion Veliaj i ftuar në "Repolitix" në ekranin e Report Tv, tha se mezi e pret që të shkojë në gjykatë dhe të vërtetojë se si Basha u bë me 4 shtëpi gjatë tërmetit dhe pandemisë, se si ka përfituar gjatë periudhës së fatkeqësisë dhe se i ka dhënë leje vetes për shtëpi e ka bërë kate shtesë.

-------------------------------

Zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka sqaruar një nga çështjet që ka hapur më shumë debat, pas detyrimit për të mbajtur maskën edhe në ambientet e hapura. "Në restorant pa maska, në rrugë me maska", shumë e kanë konsideruar si të pavend, por Rakacollli tha se maska duhet mbajtur kur lëvizet në ambientet e brendshme, dhe ajo hiqet kur konsumohet ushqimi.Megjithatë, risku i infektimit ekziston në të dyja rastet.

--------------------------------

Emisionin "Repolitix" me moderator Denis Mingën mund ta ndiqni çdo të martë, të mërkurë dhe të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv