Report Tv e denoncoi, SPAK pranon konfliktin e interesit: Gjyqtarja Ilirjana Olldashi të përjashtohet nga shqyrtimi i ankimit të Malltezit për sekuestron e pasurive

23 Nëntor 2023, 20:45

SPAK kërkon përjashtimin e gjyqtares Ilirjana Olldashi, nga shqyrtimi i ankimit të Jamarbër Malltezit për heqjen e sekuestros së pasurive. Kërkesa e SPAK për përjashtimin e Olldashit vjen pasi Report Tv raportoi ekskluzivisht se gjyqtarja ishte në konflikt interesi. Olldashi liroi Malltezin nga paraburgimi.