Reportazh/ Përmeti i luleve 'lulëzon' edhe për turizmin dhe kulinarinë! Rrugëtimi i Report Tv në pikat më të vizituara, bisedat me protagonistë dhe turistë

1 Gusht 2021, 12:42

Kulinaria është arti me të cilin krenohen përmetarët. Kjo, për nga karakteristika e veçantia, ndërsa bujtinat vitet e fundit kanë njohur një zhvillim unikal.

Qyteti i Përmetit, qyteti i luleve. Përmeti nuk shquhet vetëm për lulet, por edhe për potencialin turistik që mbart. Sot do të ndalemi te dy elemente, te kulinaria dhe te potenciali turistik që janë bujtinat. Bujtinat gjatë 4 viteve të fundit kanë filluar të shumohen në qytetin e Përmetit. Mirëpo disa prej tyre janë ndërtuar duke ruajtur mënyrën urbanistike të qytetit të Përmetit, ndërkohë që për kulinarinë Përmeti, mund të themi me plot gojën, që është nr. 1 në qarkun e Gjirokastrës. Janë këto dy elemente, të cilat ne do t’i zbulojmë gjatë telereportazhit në vijim.