Reshje dëbore në aksin Librazhd-Qafë, trafik i rënduar! Policia apelon për vendosjen e zinxhirëve

2 Janar, 12:18 | Përditesimi: 2 Janar, 12:18

Reshjet e dëborës kanë përfshirë edhe aksin Librazhd- Qafë. Policia apelon që drejtuesit e mjeteve të jenë të pajisur me zinxhirë, ndërsa është krijuar edhe trafik i rënduar.

Aktualisht, në Dragostunjë ka prezencë të akullit dhe policia rrugore ndodhet në terren për të menaxhuar situatën dhe për t'i ardhur në ndihmë mjeteve që bllokohen.

I.M/Shqiptarja.com