Reshje të dendura dëbore, orteku bllokon rrugën në Theth

2 Prill 2022, 13:25 | Përditesimi: 2 Prill 2022, 13:25

Shqipëria është përfshirë nga moti me reshje shiu dhe dëbore në zonat malore. Në veri të vendit, ku reshjet e dëborës kanë qenë të dendura, raportohet se rruga Qafë Thore-Theth është e bllokuar aktualisht për shkak të rënies së një orteku.

r.k./Shqiptarja.com