Reshje të dendura shiu në Shkodër, krijohen probleme në disa akse rrugore

31 Tetor 2023, 21:55

Shkodra është përfshirë nga reshje intensive gjatë pasdites së sotme. Për më shumë se 2 orë nga ora 18-20, reshjet me intensitet të lartë kanë krijuar probleme në disa akse rrugore të qytetit të Shkodrës.