Reshje të dendura shiu, rrugët në Tiranë nën ‘pushtetin’ e ujit! Qytetarja: Po na përmbyten bizneset, dëm i madh

8 Nëntor 2023, 14:58

Reshjet e shiut krijuan një situatë të vështirë në Tiranë ku akset rrugore u mbuluan nga uji duke penguar lëvizjen e automjeteve që u bllokuan në trafik. Pavarësisht stabilizimit të situatës në mesditë, disa zona mbetën me probleme ndërsa uji ka depërtuar edhe në katet e nëndheshme të pallateve.