Reshjet e dëborës në Bogë-Theth, trashësia arrin deri në 40 cm

23 Nëntor 2025, 09:54 | Përditesimi: 23 Nëntor 2025, 09:54

Reshjet e dëborës të cilat kanë vijuar gjatë gjithë natës në disa zona malore të vendit kanë bërë që në në aksin Bogë-Theth trashësia e saj të arrijë deri në 40 centimetra.

Grupet e punës ndodhen në zonë për pastrimin e rrugës dhe mos bllokimin e qarkullimit.

Ndërkohë edhe në aksin Hani Hotit - Dogana Vermosh ka pasur reshje debore gjatë natës në lartësi mbi 1000 m. Dy borëpastruese ndodhen në terren, teksa nuk problem me qarkullimin.

r.k./Shqiptarja.com