Disa banorë të fshatit Bardhaj, në njësinë administrative Rrethina në Shkodër, kanë treguar për mikrofonin e Report Tv dëmet e shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut që u regjistruan mbrëmjen e djeshme. Ato i kanë bërë apel shtetit që të pastrojë kanalet, teksa thonë se gjithçka që kanë pasur në shtëpi iu është dëmtuar.
“Ka ardhur stuhia, 1 me e gjysmë ka këtu, ç’ka pasur Brenda në shtëpi i ka dëmtua, ka shembull avllinë, më ka marrë makinë, 30 vite nuk ka pastruar shteti kanalet, i kam marrë policinë më ka thënë nuk ka punëtor, s’mundem të vijë, kështu nuk i kemi pasur kurrë, e ka marrë makinë e ka spostuar 20 metra, apeli im është të pastrojë kanalet dhe ndihma”, tha një banorë.
“Dëmet janë të mëdha. Ka prishë avllinë, ka faj shteti që s’ka pastruar kanalet, në shpi ca ka pasur Brenda ka shkuar dëm, 2 makinat e shtëpisë janë dëmtuar. Nja 30 familje janë dëmtuar, ka ndodhur edhe 2-3 herë të tjera, jo kaq shumë, reagime s’ka pasur, apeli jonë është që të na punojë këto kanale, të reagojë, mos të rrijë duar kryq se kur janë votat vijnë”, tha një tjetër.