Reshjet e dendura të shiut përmbysin Vlorën, 3 lagje dhe bulevardi ‘Ismail Qemali’ nën ‘pushtetin’ e ujit! Raportohen dëme në 15 shtëpi

30 Gusht 2025, 16:50 | Përditesimi: 30 Gusht 2025, 16:50

Reshjet e dendura të shiut, që kanë vijuar për më shumë se 60 minuta, kanë përmbytur disa zona të qytetit të Vlorës. Aktualisht disa rrugë janë nën pushtetin e ujit, kryesisht në lagjen "Pavarësia", zonën e Skelës, lagjen "29 Nëntori", si dhe bulevardin"Ismail Qemali".

I.M/Shqiptarja.com