Reshjet e dendura të shiut, rrugët e Vlorës nën pushtetin e ujit! Vështirësi në qarkullim

9 Dhjetor 2021, 16:40 | Përditesimi: 9 Dhjetor 2021, 16:40

Reshjet e dendura të shiu kanë shkaktuar problematika në disa lagje të Vlorës. Disa akse rrugore të qytetit bregdetar janë përmbytur, ndërsa janë të kalueshme, por me vështirësi. Report Tv ka siguruar pamje nga rruga Kosova, Romina dhe rruga pranë bibliotekës publike, Shefqet Musaraj. Punonjësit e ujësjellës kanalizimeve përgjatë ditës kanë qenë në terren për të minimizuar sadopak situatën. Siç shihet në pamjet e siguruara, rrugët janë nën pushtetin e ujit.

  •  

r.k./Shqiptarja.com