Reshjet e shiut/ Dëmtohet ura e fshatit Glinë në Dropull, izolohen banorët e 5 fshatrave

21 Nëntor, 12:06 | Përditesimi: 21 Nëntor, 12:06

Reshjet e dendura të shiut dhe rritja e nivelit të lumit Drino ka dëmtuar urën e fshatit Glinë, bashkia Dropull.

Ura lidh 5 fshatrat e njësisë administrative të Dropullit të Sipërm me pjesën e poshtme.

Si pasojë e kësaj situate të izoluar kanë mbetur banorët e fshatrave Radat, Glinë, Vrahogoranxi, Peshkëpi e Sipërme dhe Peshkëpi e Poshtme.

Në vendngjarje ndodhen ekipi i emergjencave civile për të vlerësuar dëmet e shkaktuara.

r.k./Shqiptarja.com